HYRJE
Mirë se vini në njoftimin e privatësisë së Anketës së Yonder Consulting Limited. Yonder Consulting Limited është emri tregtar i Yonder Consulting Limited.
Yonder respekton privatësinë tuaj dhe është angazhuar që të mbrojë të dhënat tuaja personale. Ky njoftim privatësie do t’ju informojë mbi mënyrën se si kujdesemi për të dhënat tuaja personale kur merrni pjesë në anketat tona dhe do t’ju informojë rreth të drejtave tuaja të privatësisë dhe se si jeni të mbrojtur me ligj.
Ky njoftim privatësie nuk zbatohet për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në lidhje me këtë faqe interneti. Nëse dëshironi të mësoni se si Yonder grumbullon dhe përpunon të dhënat tuaja personale kur vizitoni këtë faqe interneti, ju lutemi referojuni Njoftimit të Privatësisë së Faqes tonë të Internetit. Gjithashtu, nëse na jepni të dhëna në internet si anëtar i panelit. Live, në vend të këtij njoftimi privatësie do të zbatohet Njoftimi ynë i privatësisë i .Y Live.
Yonder kryen anketa të studimeve të tregut për llogari të klientëve të vet. Ky njoftim privatësie vlen vetëm për anketat në të cilat Yonder është kontrolluesi i të dhënave lidhur me anketën.
· Nëse Yonder vendos vetë për pjesëmarrësit dhe pyetjet e anketës, atëherë Yonder do të jetë kontrolluesi ekskluziv i të dhënave të anketës dhe ky njoftim privatësie do të zbatohet së bashku me çdo njoftim tjetër të dhënë në fillim të anketës.
· Nëse Yonder dhe klientët e tij ndajnë përgjegjësinë për të vendosur për pjesëmarrësit dhe pyetjet e anketës, atëherë ne do të jemi bashkë-kontrollues me një ose më shumë nga klientët tanë dhe ky njoftim privatësie do të zbatohet së bashku me çdo njoftim tjetër privatësie të dhënë në fillim të anketës, që mund të përfshijë njoftimin e privatësisë së klientit tonë.
· Nëse klienti ynë ruan kontrollin e përgjithshëm mbi pjesëmarrësit dhe pyetjet e anketës, dhe ne veprojmë vetëm sipas udhëzimeve të klientit tonë, atëherë Yonder do të jetë përpunuesi i të dhënave për anketën dhe jo kontrolluesi i të dhënave, dhe nuk do të zbatohet ky njoftim privatësie, por vetëm njoftimet e dhëna në fillim të anketës.
Ne do t’ju informojmë në fillim të anketës nëse Yonder vepron si kontrolluesi ekskluziv, bashkë-kontrolluesi ose përpunuesi i të dhënave në lidhje me anketën. Nëse ne nuk jemi kontrolluesi i të dhënave, ose jo kontrolluesi i vetëm i të dhënave, ne do t’ju informojmë gjithashtu për kontrolluesit e të dhënave.
Ky njoftim privatësie jepet në format të shtresëzuar, prandaj ju mund të klikoni në fushat specifike të përcaktuara më poshtë. Ju lutemi, përdorni gjithashtu “Fjalorthin” për të mësuar kuptimin e disa prej termave që përdoren në këtë njoftim privatësie.
1. INFORMACION I RËNDËSISHËM DHE KUSH JEMI NE
2. TË DHËNAT QË NE MBLEDHIM RRETH JUSH
3. SI MBLIDHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
4. SI I PËRDORIM NE TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
5. ZBULIMET E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
6. TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE
7. SIGURIA E TË DHËNAVE
8. RUAJTJA E TË DHËNAVE
9. TË DREJTAT TUAJA LIGJORE
10. FJALORTHI
1. INFORMACION I RËNDËSISHËM DHE KUSH JEMI NE
1.1 Qëllimi i këtij Njoftimi Privatësie
Ky njoftim privatësie ka për qëllim t’ju japë informacion se si Yonder i mbledh dhe i përpunon të dhënat tuaja personale kur merrni pjesë në anketën tonë.
Është e rëndësishme që të lexoni këtë njoftim privatësie së bashku me çdo njoftim tjetër privatësie apo njoftim për përpunimin e drejtë që ne mund të japim në raste specifike kur mbledhim ose përpunojmë të dhënat personale rreth jush, në mënyrë që të jeni plotësisht të ndërgjegjshëm se si dhe pse i përdorim të dhënat tuaja. Ky njoftim privatësie i plotëson njoftimet e tjera dhe nuk ka për qëllim që t’i zëvendësojë ato.
1.2 Kontrolluesi
Yonder Consulting Limited është kontrolluesi dhe përgjegjësi për të dhënat tuaja personale (së bashku referuar si “Yonder”, “ne”, “neve” ose “tona” në këtë njoftim privatësie).
Ne kemi emëruar një përgjegjës të mbrojtjes së të dhënave (DPO) i cili është përgjegjës për monitorimin e pyetjeve në lidhje me këtë njoftim privatësie. Nëse keni ndonjë pyetje rreth këtij njoftimi privatësie, duke përfshirë çdo kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja ligjore, ju lutemi kontaktoni me DPO-në duke përdorur të dhënat e paraqitura më poshtë.
1.3 Të dhënat e kontaktit
Emri i kompanisë: Yonder Consulting Limited
Emri ose titulli i DPO-së: Mike Wooderson
Adresa e emailit: dataprotection@yonderconsulting.com
Adresa postare: Northburgh House, 10 Northburgh Street, London, EC1V 0AT (Mbretëria e Bashkuar)
Ju keni të drejtën të bëni një ankesë në çdo kohë pranë Zyrës së Komisionerit të Informacionit (ICO), autoritetit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e mbrojtjes së të dhënave (www.ico.org.uk). Sidoqoftë, ne do ta vlerësonim nëse do të na jepnit mundësinë për të trajtuar shqetësimet tuaja përpara se të kontaktoni me ICO-në, prandaj ju lutemi që të na kontaktoni neve në fillim.
1.4 Ndryshimet në Njoftimin e Privatësisë dhe Detyra juaj për të na Njoftuar rreth Ndryshimeve
Ky version është përditësuar për herë të fundit në maj të vitit 2018 dhe mund ta merrni duke na kontaktuar neve.
Është e rëndësishme që të dhënat personale që ne mbajmë rreth jush të jenë të sakta dhe të përditësuara. Ju lutemi, na mbani të informuar nëse të dhënat tuaja personale ndryshojnë gjatë marrëdhënies suaj me ne.
1.5 Lidhjet palë e tretë
Kjo faqe interneti mund të përfshijë lidhje për në faqe interneti, përbërës shtesë dhe aplikacione palë e tretë. Klikimi mbi ato lidhje ose aktivizimi i atyre lidhjeve mund të autorizojë palët e treta të mbledhin ose të ndajnë të dhëna rreth jush. Ne nuk i kontrollojmë këto faqe interneti palë e tretë dhe nuk jemi përgjegjës për deklaratat e tyre të privatësisë. Kur ju largoheni nga faqja jonë e internetit, ne ju nxisim të lexoni njoftimin e privatësisë për çdo faqe interneti që vizitoni.
2. TË DHËNAT QË NE MBLEDHIM RRETH JUSH
2.1 Të dhëna personale ose informacion personal, do të thotë çdo informacion rreth një individi përmes së cilit ai person mund të identifikohet. Kjo nuk përfshin të dhënat në të cilat identiteti është hequr (të dhënat anonime).
2.2 Ne mund të mbledhim, përdorim, ruajmë dhe transferojmë lloje të ndryshme të dhënash personale rreth jush, të cilat i kemi grupuar së bashku si vijon:
• Të Dhënat e Identitetit përfshijnë emrin, mbiemrin përpara martesës, mbiemrin, emrin e përdoruesit ose një identifikues të ngjashëm, statusin martesor, titullin, datën e lindjes dhe gjininë.
• Të Dhënat e Kontaktit përfshijnë adresën, adresën e emailit dhe numrat e telefonit.
• Të Dhënat Financiare përfshijnë llogarinë bankare dhe të dhënat e kartës së pagesës.
• Të Dhënat e Transaksioneve përfshijnë të dhënat rreth pagesave drejt jush.
• Të Dhënat e Anketave përfshijnë përgjigjet që ju jepni ndaj çdo ankete ku ju ftojmë të merrni pjesë.
• Të Dhënat e Komunikimeve përfshijnë korrespondencën tuaj me ne dhe çdo koment që jepni rreth shërbimeve tona.
2.3 Ne gjithashtu mbledhim, përdorim dhe ndajmë Të Dhënat e Agreguara siç janë të dhënat statistikore ose demografike për çfarëdolloj arsyeje. Të Dhënat e Agreguara mund të nxirren nga të dhënat tuaja personale por me ligj nuk konsiderohen të dhëna personale sepse këto të dhëna nuk zbulojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë identitetin tuaj. Për shembull, ne mund të mbledhim Të Dhënat e Anketës suaj për të kryer studime tregu dhe kërkime statistikore. Megjithatë, nëse ne i kombinojmë ose i lidhim Të Dhënat e Agreguara me të dhënat tuaja personale në mënyrë që të mund t’ju identifikojnë juve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ne i trajtojmë të dhënat e kombinuara si të dhëna personale që do të përdoren në përputhje me këtë njoftim privatësie.
2.4 Ne mbledhim vetëm Kategori të Veçanta të Të Dhënave Personale rreth jush (kjo përfshin të dhëna rreth racës apo përkatësisë etnike, bindjeve fetare ose filozofike, jetës seksuale, orientimit seksual, bindjeve politike, anëtarësimit në sindikata, informacione rreth shëndetit dhe të dhëna gjenetike dhe biometrike) ose informacione rreth dënimeve penale dhe veprave penale me pëlqimin tuaj të shprehur, dhe vetëm nëse kanë pasur lidhje me një anketë, në kuadër të Të Dhënave të Anketës.
2.5 Nëse nuk dëshironi të jepni të dhënat personale kur t’ju kërkohet, mund të mos jeni në gjendje të merrni pjesë në anketë apo të merrni stimuj ose përfitime të tjera për pjesëmarrjen në anketa.
3. SI MBLIDHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
3.1 Ne përdorim mënyra të ndryshme për të mbledhur të dhënat nga ju dhe rreth jush, duke përfshirë të dhënat përmes:
• Ndërveprimeve të drejtpërdrejta. Ju mund të na jepni Të Dhënat e Identitetit, të Kontaktit, ato Financiare dhe të Anketës duke plotësuar formularët ose duke komunikuar me ne përmes postës, telefonit, emailit ose ndryshe. Kjo përfshin të dhënat personale që jepni kur merrni pjesë në anketat tona ose na jepni komente.
• Teknologjitë ose ndërveprimet e automatizuara. Ndërsa ju ndërveproni me faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim automatikisht Të Dhëna Teknike dhe Të Dhëna Përdorimi rreth pajisjeve tuaja, veprimeve dhe zakoneve tuaja të shfletimit. Ne i mbledhim këto të dhëna personale duke përdorur kuki, regjistrat e serverëve dhe teknologjitë e tjera të ngjashme. Ne gjithashtu mund të marrim Të Dhëna Teknike rreth jush nëse vizitoni faqe interneti të tjera që përdorin kukit tona. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj që t’i refuzojë të gjitha ose disa prej kukive të shfletuesit ose që t’ju sinjalizojë kur faqet e internetit konfigurojnë ose aksesojnë kukit. Nëse i çaktivizoni ose i refuzoni kukit, ju lutemi vini re se disa aspekte të faqes së internetit mund të bëhen të paaksesueshme ose mund të mos funksionojnë siç duhet. Ju lutemi shikoni Politikën e Kukive për më shumë detaje.
• Palët e treta ose burimet e disponueshme për publikun. Ne mund të marrim të dhëna personale rreth jush nga palë të treta të ndryshme dhe burime publike siç përcaktohet më poshtë:
– Të Dhënat e Kontaktit dhe të Identitetit nga ndërmjetësit ose agregatorët e të dhënave që ndodhen në BE.
– Të Dhënat e Kontaktit dhe të Identitetit nga burime të disponueshme për publikun, siç janë Regjistri Tregtar dhe Electoral Register (Regjistri i Zgjedhësve) që ndodhen në BE.
4. SI I PËRDORIM NE TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
4.1 Ne kemi përcaktuar më poshtë, në format tabele, një përshkrim të të gjitha mënyrave se si planifikojmë t’i përdorim të dhënat tuaja personale dhe në cilën bazë ligjore mbështetemi për ta bërë këtë. Ne kemi identifikuar gjithashtu se cilat janë interesat tona legjitime, sipas rastit.
4.2 Vini re se ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale për më shumë se një arsye të ligjshme në varësi të qëllimit specifik për të cilin ne po i përdorim të dhënat tuaja. Ju lutemi, na kontaktoni nëse ju nevojiten detaje rreth arsyeve specifike ligjore mbi të cilat ne mbështetemi për të përpunuar të dhënat tuaja personale në rastet kur përcaktohet më shumë se një arsye në tabelën e mëposhtme.
4.3 Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth llojeve të bazave ligjore mbi të cilat ne mbështetemi për të përpunuar të dhënat tuaja personale.
4.4 Ndryshimi i qëllimit
Ne do t’i përdorim të dhënat tuaja personale vetëm për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur, përveçse kur gjykojmë në mënyrë të arsyeshme se na duhet t’i përdorim ato për një arsye tjetër dhe kjo arsye është në pajtim me qëllimin fillestar. Nëse dëshironi të merrni një shpjegim se si përpunimi për qëllimin e ri është në pajtim me qëllimin fillestar, ju lutemi na kontaktoni.
Nëse na duhet t’i përdorim të dhënat tuaja personale për një qëllim të paparashikuar, ne do t’ju njoftojmë dhe do të shpjegojmë bazën ligjore që na lejon të veprojmë në atë mënyrë.
Ju lutemi, vini re se ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale pa dijeninë apo pëlqimin tuaj, në përputhje me rregullat e mësipërme, aty ku kjo gjë kërkohet ose lejohet me ligj.
5. ZBULIMET E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
5.1 Ne mund të na duhet t’i ndajmë të dhënat tuaja me palët e përcaktuara më poshtë për qëllimet e parashtruara në tabelën në paragrafin 4 më lart.
• Ne mund t’i zbulojmë gjithashtu informacion Yonder Consulting Limited Group që ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar dhe që vepron si kontrollues i përbashkët nëse një anketë kryhet për llogari të një kompanie të Yonder Consulting Limited Group të ndryshme nga Yonder Data Solutions.
• Ofruesit e shërbimeve që veprojnë si përpunues në Mbretërinë e Bashkuar të cilët ofrojnë shërbime të TI-së dhe administrimit të sistemit.
• Konsulentët profesionistë që veprojnë si përpunues ose kontrollues duke përfshirë avokatët, bankierët, audituesit dhe siguruesit që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar të cilët ofrojnë shërbime konsulence, bankare, ligjore, sigurimi dhe kontabiliteti.
• HM Revenue & Customs (Administrata e të Ardhurave dhe Doganave e Mbretërisë së Bashkuar), rregullatorët dhe autoritetet e tjera që veprojnë si përpunues ose kontrollues që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë raportim për aktivitetet e përpunimit në rrethana të caktuara.
• Kompanitë gjeodemografike të tilla si “Experian”, që veprojnë si përpunues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët na japin të dhëna analitike dhe informacione shtesë për anketat tona.
• Palët e treta te të cilat ne mund të zgjedhim të shesim, transferojmë ose bashkojmë pjesë të biznesit ose aseteve tona. Si alternativë, ne mund të kërkojmë të blejmë biznese të tjera ose të bashkohemi me to. Nëse në biznesin tonë ndodh një ndryshim, atëherë pronarët e rinj mund t’i përdorin të dhënat tuaja personale në të njëjtën mënyrë siç përcaktohet në këtë njoftim privatësie.
5.2 Me përjashtim të rasteve kur ju kemi njoftuar në fillim të anketës ose kemi marrë pëlqimin tuaj në kuadër të anketës, ne nuk i zbulojmë Të Dhënat e Anketave, të cilat për klientët tanë konsiderohen të dhëna personale. Të Dhënat e Anketave anonimizohen dhe ndahen me klientët tanë dhe palët e tjera të treta në formë të përgjithshme që nuk ju identifikon juve. Për shembull: “8 nga 10 persona në Mbretërinë e Bashkuar janë të kënaqur me punën aktuale”.
5.3 Ne i kërkojmë të gjitha palëve të treta të respektojnë sigurinë e të dhënave tuaja personale dhe t’i trajtojnë ato në përputhje me ligjin. Ne nuk i lejojmë ofruesit tanë të shërbimeve palë e tretë që të përdorin të dhënat tuaja personale për qëllimet e tyre dhe i lejojmë atyre vetëm që të përpunojnë të dhënat tuaja personale për qëllime specifike dhe në përputhje me udhëzimet tona.
6. TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE
6.1 Sa herë që ne i transferojmë të dhënat tuaja jashtë ZEE-së, ne sigurohemi që të ketë një nivel të ngjashëm mbrojtjeje duke garantuar zbatimin e të paktën njërës prej masave mbrojtëse të mëposhtme:
• Ne do t’i transferojmë të dhënat tuaja personale vetëm në vende që konsiderohen nga Komisioni Evropian se ofrojnë një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale. Për detaje të mëtejshme, shikoni Komisioni Evropian: Mjaftueshmëria e mbrojtjes së të dhënave personale në vendet jashtë BE-së.
• Në rastet kur përdorim ofrues të caktuar të shërbimeve, ne mund të përdorim kontrata specifike të miratuara nga Komisioni Evropian, që i ofrojnë të dhënave personale të njëjtën mbrojtje që kanë në Evropë. Për detaje të mëtejshme shikoni Komisioni Evropian: Kontratat tip për transferimin e të dhënave personale në vendet e treta.
• Në rastet kur përdorim ofrues që ndodhen në SHBA, ne mund t’i transferojmë të dhënat tek ata nëse ata janë pjesë e Mburojës së Privatësisë (Privacy Shield) që u kërkon atyre të ofrojnë mbrojtje të ngjashme për të dhënat personale që ndahen ndërmjet Evropës dhe SHBA-së. Për detaje të mëtejshme, shikoni Komisioni Evropian: Mburoja e Privatësisë BE-SHBA.
6.2 Ju lutemi, na kontaktoni nëse dëshironi informacion të mëtejshëm mbi mekanizmin specifik të përdorur prej nesh gjatë transferimit të të dhënave tuaja personale jashtë ZEE-së.
7. SIGURIA E TË DHËNAVE
7.1 Ne kemi marrë masat e duhura të sigurisë për të parandaluar humbjen, përdorimin ose aksesimin në mënyrë të paautorizuar, modifikimin ose zbulimin e të të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, ne e kufizojmë aksesin në të dhënat tuaja personale vetëm tek ata punëmarrës, agjentë, kontraktorë dhe palë të tjera të treta, që duhet t’i dinë për qëllime tregtare. Ata do të përpunojnë të dhënat tuaja personale sipas udhëzimeve tona dhe i nënshtrohen detyrimit të ruajtjes së konfidencialitetit.
7.2 Ne kemi ndërmarrë procedura për të trajtuar çdo shkelje të dyshuar të të dhënave personale dhe do t’ju njoftojmë ju dhe çdo subjekt rregullator përkatës për shkeljet në rastet kur na kërkohet me ligj që ta bëjmë këtë.
8. RUAJTJA E TË DHËNAVE
8.1 Për sa kohë do t’i përdorni të dhënat e mia personale?
Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato, duke përfshirë qëllimet e përmbushjes së çfarëdolloj kërkese ligjore, kontabiliteti apo raportimi.
Për të përcaktuar periudhën e përshtatshme të ruajtjes për të dhënat personale, ne marrim në konsideratë sasinë, natyrën dhe ndjeshmërinë e të dhënave personale, rrezikun e mundshëm të dëmtimit nga përdorimi i paautorizuar ose zbulimi i të dhënave tuaja personale, qëllimet për të cilat ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe nëse mund t’i arrijmë ato qëllime përmes mjeteve të tjera dhe kërkesave ligjore në fuqi.
Sipas ligjit ne duhet të mbajmë informacione bazë rreth anëtarëve tanë të panelit (duke përfshirë Të Dhënat e Kontaktit, Identitetit, ato Financiare dhe të Transaksioneve) për gjashtë vjet pasi ata të mos jenë më anëtarë për qëllime tatimore.
Në disa rrethana, ju mund të na kërkoni që t’i fshijmë të dhënat tuaja: shikoni kërkesat për fshirjen më poshtë për informacion të mëtejshëm.
Ne mund t’i anonimizojmë të dhënat tuaja personale (në mënyrë që ato të mos asociohen më me ju) për qëllime kërkimore ose statistikore, rast në të cilin ne mund ta përdorim këtë informacion për një afat të papërcaktuar pa njoftim paraprak për ju.
9. TË DREJTAT TUAJA LIGJORE
9.1 Në rrethana të caktuara, ju keni të drejta sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me të dhënat tuaja personale. Ju mund:
• Të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale.
• Të kërkoni korrigjim të të dhënave tuaja personale.
• Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale.
• Të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale.
• Të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale.
• Të kërkoni transferimin e të dhënave tuaja personale.
• Të tërhiqni pëlqimin.
9.2 Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë prej të drejtave të përcaktuara më lart, ju lutemi na kontaktoni.
9.3 Zakonisht Nuk Kërkohet Komision
Juve nuk do t’ju duhet të paguani komision për të aksesuar të dhënat tuaja personale (ose për të ushtruar ndonjë prej të drejtave të tjera). Por, ne mund të tarifojmë një komision të arsyeshëm nëse kërkesa juaj është qartësisht e pabazë, e përsëritur apo e tepruar. Si alternativë, ne mund të refuzojmë ta përmbushim kërkesën tuaj në këto rrethana.
9.4 Çfarë mund të na kërkojmë prej jush
Ne mund të na duhet të kërkojmë informacion specifik nga ju për të na ndihmuar që të konfirmojmë identitetin tuaj dhe për të garantuar të drejtën tuaj për të aksesuar të dhënat tuaja personale (ose për të ushtruar ndonjë prej të drejtave tuaja të tjera). Kjo është një masë sigurie për të garantuar që të dhënat personale të mos i zbulohen ndonjë personi që nuk ka të drejtë t’i marrë ato. Ne gjithashtu mund t’ju kontaktojmë për t’ju pyetur për informacione të mëtejshme në lidhje me kërkesën tuaj për të përshpejtuar përgjigjen tonë.
9.5 Kufizimi Kohor për të Kthyer Përgjigje
Ne përpiqemi t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave legjitime brenda një muaji. Herë pas here, mund të na duhet më shumë se një muaj nëse kërkesa juaj është veçanërisht e ndërlikuar ose nëse keni bërë disa kërkesa. Në këtë rast, ne do t’ju njoftojmë dhe do t’ju mbajmë të përditësuar.
10. FJALORTHI
10.1 Baza Ligjore• Pëlqim do të thotë përpunimi i të dhënave tuaja në rastet kur ne kemi marrë lejen tuaj të dhënë në mënyrë të vullnetshme, specifike, të informuar dhe të qartë. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë dhe ne do të ndalojmë më pas përpunimin e informacionit tuaj për atë qëllim.
• Interes Legjitim do të thotë interesi i aktivitetit tonë për ta zhvilluar dhe menaxhuar aktivitetin tonë në mënyrë që të na japë mundësinë që t’ju japim shërbimin/produktin më të mirë dhe përvojën më të mirë dhe më të sigurt. Ne sigurohemi që të marrim në konsideratë dhe të balancojmë çdo ndikim të mundshëm mbi ju (si pozitiv ashtu edhe negativ) dhe të drejtat tuaja përpara se të përpunojmë të dhënat tuaja personale për interesat tona legjitime. Ne nuk i përdorim të dhënat tuaja personale për aktivitete në të cilat interesat tona anulohen nga ndikimi mbi ju (përveçse kur kemi pëlqimin tuaj ose përndryshe na kërkohet apo na lejohet me ligj). Ju mund të merrni informacion të mëtejshëm rreth mënyrës se si ne i vlerësojmë interesat tuaja legjitime kundrejt çdo ndikimi të mundshëm mbi ju në lidhje me aktivitetet specifike duke na kontaktuar.
• Realizimi i Kontratës do të thotë përpunimi i të dhënave tuaja aty ku është e nevojshme për realizimin e një kontrate në të cilën ju jeni palë ose për të marrë masa sipas kërkesës suaj përpara se të lidhni këtë kontratë.
• Respektimi i një detyrimi ligjor ose rregullator do të thotë përpunimi i të dhënave tuaja personale kur të jetë e nevojshme për respektimin e një detyrimi ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohemi.
10.2 Të drejtat tuaja ligjore
Ju keni të drejtën që:
• Të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale (zakonisht njihet si “kërkesa për akses e subjektit të të dhënave”). Kjo ju mundëson të merrni një kopje të të dhënave personale që ne mbajmë për ju dhe të kontrolloni nëse po i përpunojmë ato në mënyrë të ligjshme.
• Të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale që ne mbajmë për ju. Kjo ju mundëson të kërkoni korrigjimin e çdo të dhëne të paplotë ose të pasaktë që ne mbajmë për ju, megjithëse mund të na nevojitet të verifikojmë saktësinë e të dhënave të reja që ju na jepni.
• Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale. Kjo ju mundëson të na kërkoni të fshijmë ose të heqim të dhënat personale në rastet kur nuk ka arsye të fortë që ne të vazhdojmë t’i përpunojmë ato. Ju gjithashtu keni të drejtën të na kërkoni që t’i fshijmë ose t’i heqim të dhënat tuaja personale aty ku keni ushtruar me sukses të drejtën tuaj për të kundërshtuar përpunimin (shikoni më poshtë), ku ne mund ta kemi përpunuar informacionin tuaj në mënyrë të paligjshme ose ku na kërkohet që të fshijmë të dhënat tuaja personale për të respektuar legjislacionin vendor. Por, vini re se ne mund të mos jemi gjithmonë në gjendje të përmbushim kërkesën tuaj për fshirje për arsye specifike ligjore për të cilat do të njoftoheni, sipas rastit, në momentin e kërkesës suaj.
• Të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale në rastet kur ne mbështetemi te një interes legjitim (ose ato të një pale të tretë) dhe ka një rrethanë rreth situatës suaj të caktuar që ju nxit të kundërshtoni përpunimin mbi këtë bazë, pasi mendoni se cenon të drejtat dhe liritë tuaja themelore. Ju gjithashtu keni të drejtën të kundërshtoni rastet kur ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë ose nëse i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime të kërkimeve statistikore, përveçse kur përpunimi është i nevojshëm për interesin publik. Në disa raste, ne mund të demonstrojmë se kemi arsye legjitime bindëse për të përpunuar informacionin tuaj, të cilat anulojnë të drejtat dhe liritë tuaja.
• Të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Kjo ju jep mundësinë që të na kërkoni të pezullojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale në skenarët e mëposhtëm: (a) nëse dëshironi që ne të përcaktojmë saktësinë e të dhënave; (b) kur përdorimi i të dhënave nga ana jonë është i paligjshëm, por ju nuk dëshironi që ne t’i fshijmë ato; (c) kur keni nevojë që ne t’i mbajmë të dhënat edhe nëse nuk kemi më nevojë për to pasi ju keni nevojë të përcaktoni, ushtroni ose të mbroni pretendime ligjore; ose (d) ju keni kundërshtuar përdorimin e të dhënave tuaja nga ana jonë, por neve na duhet të verifikojmë nëse kemi arsye legjitime bindëse për t’i përdorur ato.
• Të kërkoni transferimin e të dhënave tuaja personale te ju ose te një palë e tretë. Ne do t’ju japim juve ose një pale të tretë që ju keni zgjedhur, të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet. Vini re se kjo e drejtë zbatohet vetëm për informacionin e automatizuar për të cilin ju fillimisht na keni dhënë pëlqimin që ta përdorim ose kur e kemi përdorur informacionin për të realizuar një kontratë me ju.
• Të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë në rastet kur ne mbështetemi te pëlqimi për të përpunuar të dhënat tuaja personale. Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimeve të kryera përpara tërheqjes së pëlqimit tuaj. Nëse e tërhiqni pëlqimin tuaj, ne mund të mos jemi në gjendje t’ju ofrojmë produkte ose shërbime të caktuara. Ne do t’ju ofrojmë konsulencë në raste të tilla në kohën që ju tërhiqni pëlqimin tuaj.